Merkel me porosi për Maqedoninë dhe Bullgarinë: E keni patjetër të merreni vesh

Merkel me porosi për Maqedoninë dhe Bullgarinë: E keni patjetër të merreni vesh

Delegacioni qeveritar nga Maqedonia e Veriut u prit në Sofje nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në kuadër të Procesit të Berlinit, me ç’rast është diskutuar edhe kontesti bullgaro-maqedonas.

Nga Qeveriae RMV-së thonë se pas takimeve të sotme mbeten të përkushtuar për gjetje të zgjidhjes.

“Ata duan të ketë zgjidhje, ne duam po ashtu. Punojmë bashkë si fqinj të mirë, të përkushtuar në të ardhme të përbashkët evropiane” thonë nga qeveria e vendit fqinj i Maqedonisë.

Borisov në rrjetet sociale vetëm shkroi se bashkë-kryesimi i sivjetëm i Procesit të Berlinit nga Bullgaria dhe RMV-ja është shumë simbolike”.

Samiti i Sofjes përfundoi me konferencë të shkurtër për media, por pa prezencë të gazetarëve. E la në plan të dytë kontestin që po e pengon euro-integrimin e vendit.

Megjithatë kancelaria gjermane, Angela Merkel bëri porosi të qartë për kompromis.

“Procesi i Berlinit gjithnjë lidhet me pajtimin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe trashëgimisë nga e kaluara dhe shpresoj që ky proces të vazhdojë. Është shenjë e mirë që konferenca e mbajtur në emër të Procesit të Berlinit tashmë mundësoi që njerëzit të takohen. Rajonit duhet t’i them: e keni patjetër të merreni vesh, mos harroni, sepse është shumë e rëndësishme” deklaroi Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë. /Insajderi.com