Florian Marku fiton duelin që në raundin e parë

Florian Marku fiton duelin që në raundin e parë

Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1’ mitutë e 50” sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez, Muma Mweemba, në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afër dy vjeçare, njofton Insajderi.

Florian Marku e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të zhvilluara në ring. /Insajderi.com