Trajneri i Kosovës pozitiv me COVID-19

Trajneri i Kosovës pozitiv me COVID-19

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes bashkë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në testin para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës doli pozitiv bashkë me një menaxher të pajisjeve, njofton Insajderi.

Ata u izoluan nga pjesa tjetër e ekipit. Testet e radhës do të bëhen të enjten para ndeshjet kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve.

Muharrem Sahiti si ndihmëstrajner do ta drejtojë sfidën e sotme të Kosovës në miqësoren kundër kombëtares shqiptare. /Insajderi.com