Të mërkurën, Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me javën e 12-të, ku në program ishte vetëm një ndeshje, Arbëria kundër Besës së Pejës, me ç’rast fitore në këtë takim shënoi ekipi nga Lipjani, njofton Insajderi.
Pas tre humbje radhazi, ekipi i Arbnor Morinës më në fund është rikthyer te fitorja, kjo pasi si vendas ka mposhtur vizitorët nga Peja, skuadrën e Besës.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa vetëm në minutën e 77’ të ndeshjes, takimi u zhbllokua. Ishte Lutfi Bilalli lojtari që ia siguroi tre pikë shumë të rëndësishme Arbërisë.
Me këtë fitore, Arbëria ngjitet në pozitën e shtatë me 14 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë. /Insajderi.com