Me tri vota pro e një kundër Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që kompanisë KEKLo t’i jepet leje për prodhim të energjisë.
Korniza kohore është katërdhjetë vjet. Ndërsa ZRrE ka një kusht për KELLOS- e që t’i ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.
Kështu kompania në fjalë do të prodhojë rrymë në hidrocentralet Belaja dhe Deçani, njofton Insajderi.
Afrim Ajvazi, Përfaqësuesi ligjor i ZRrE-së, tha se nuk ka harmonizim të ligjeve në Kosovë sa i përket lejeve dhe licencave që i ka marrë ky operator.
“Kjo është një specifikë që është ngrit që disa vjet që legjislacioni nuk është i harmonizur mes vete. Nuk është vetëm leja mjedisore që është 5 vjeçare, është kontrata e përdorimit të pyllit është 5 vjeçare e leja ujore është 40 vjeçare. Ne me ligjin për ZRrE që licenca për gjenerator të lëshohet referuar aseteve të ndërmarrjeve, bile po e citoj ligjin ‘Varësisht nga jetëgjatësia, leja e aseteve të përdoruar në kryerjen e aktivitetit relevant në kohëzgjatje që nuk mund të kalojë kohëzgjatje 40 vjeçare’ dhe duke e pasur parasysh që pajisjet janë gjitha të reja ne kemi propozuar të lëshohet licenca për këtë periudhë për këtë periudhë. Për vazhdimin e lejes mjedisore janë procesura të tjera dhe investitori nuk i nënshtrohet procesit nga fillimi por një process më i lehtë. Por fatkeqësisht ne kemi thënë që obligohet ndërmarrja që të sjellë një dokuent të cilat mund të kenë ndikim në validitetin dhe periudhën e vlefshmërisë së licencës ia kemi bërë me dije që nëse i kalon ne si ZRrE duhet të ndërmarrim masa. Fatkeqësisht ka joharmonizim në mes të afateve që siguron ky investitor”, theksoi ai.
Arsim Janova, kryesues i Bordit të Rregullatorit të Energjisë, deklaroi se leja mjedisore për këto dy hidrocentrale duhet të ripërtërihet në afat prej 5 vitesh aq sa ka kohëzgjatje leja mjedisore e marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
“Dmth është e qartësuar se nëse nuk e përtërinë lejen mjedisore për pesë vite atëherë duhet t’i ndërprerët operimi, tha Janova. /Insajderi.com