Këto janë ndeshjet finale të playoff-it në Ligën e Kombeve që zhvillohen sonte

Këto janë ndeshjet finale të playoff-it në Ligën e Kombeve që zhvillohen sonte

Sonte zhvillohen ndeshjet finale të playoff-it në Ligën e Kombeve, ku fituesit e finales, sigurojnë një vend në grupet e kampionatit evropian që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Finalja e playoff-it për ligën A, do të zhvillohet mes Hungarisë dhe Islandës në “Puskas Arena”, me fillim nga ora 20:45, ndërsa drejtësinë në këtë takim pritet ta ndajë gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers.

Në ligën B, në finalen e playoff-it të Ligës së Kombeve, do të takohen Irlanda e Veriut dhe Sllovakia, në stadiumin “Winsdor Park” dhe takimi do të filloi nga ora 20:45, ndërsa gjyqtar i takimit është caktuar gjermani, Felix Brych.

Finale tjetër e playoff-it, në Ligën e Kombeve, është ajo që zhvillohet në divizionin C, ku në “Rajko Mitic”, Serbia pret Skotlandën me fillim nga ora 20:45, ndërsa spanjolli Antonio Mateu është caktuar si gjyqtar kryesor i kësaj finale.

Në fund, në divizionin D të Ligës së Kombeve, në finale të këtij playoff-i është Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut, ndeshje e cila fillon nga ora 18:00. /Insajderi.com