Vedat Muriqi bëri hapin e madh në merkaton e verës, teksa ndryshoi ekip, duke u larguar nga Fenerbahçe, për të kaluar të skuadra e madhe italiane e Lazio-s, njofton Isnajderi.
Megjithatë fillimi në Serie A, nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin e Kosovës, i cili nuk po përshtatet akoma në kampionatin italian. Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Transfermarketweb”, drejtuesit lazial janë të zhgënjyer nga paraqitjet e sulmuesit.
Në këtë situatë, drejtuesit mendojnë ta huazojnë diku tjetër në mënyrë që Muriqi të rikthehet përsëri te forma e mirë, për të qenë më pas gati për skuadrën e Inzaghi-t.
Sulmuesi kosovar mund të huazohet në një skuadër tjetër italiane në janar dhe më pas të rikthehet përsëri te Lazio në fund të sezonit, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. /Insajderi.com