Donald Trump u fut dhunshëm në filmin “Home Alone”

Donald Trump u fut dhunshëm në filmin “Home Alone”

Ky muaj shënon 30 vjetorin e komedisë klasike “I vetëm në shtëpi”, e cila ishte aq e suksesshme sa pati katër pjesë, shkruan Insider, transmeton Insajderi. Nëse e mbani mend, pjesa e dytë e filmit, “I vetëm në shtëpi: I humbur në New York” i vitit 1992, ka një pjesë ku shfaqet edhe Donald Trump.

Para se të bëhej presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Trump u bë i famshëm si një biznismen i suksesshëm në New York. Kjo e bëri që ai të takonte rrugët me producentët e “I vetëm në shtëpi” në fillim të viteve 1990.

Donald Trump with actor Macaulay Culkin at the Plaza hotel in 1991.

Në një intervistë të Insider me Chris Columbus, i cili drejtoi “I vetëm në shtëpi” si dhe “Të humbur në Nju Jork”, ai zbuloi se në mënyrë shumë agresive, Trump kërkoi të ishte pjesë e vazhdimit të filmit.

Columbus tha se produksioni u mor me Trump-in sepse, në atë kohë, ai ishte pronar i “Plaza Hotel”.

“Ne donim të xhironim në hollin e hotelit”, kujton Columbus. “Ne nuk mund ta rindërtonim atë në një skenë zanore”.

Të gjithë të përfshirë në film menduan se thjesht do t’i paguanin Trump një tarifë, siç është zakonisht norma kur xhironi në një vend të caktuar, dhe gjithçka do të në rregull. Por Trump donte më shumë.

“Ne paguam tarifën, por ai gjithashtu tha: ‘E vetmja mënyrë që të përdorni Plaza është nëse edhe unë shfaqem në film”, tha Columbus. “Kështu që kemi rënë dakord ta fusim në film”.

Nëse keni harrur pjesën ku shfaqet Trump-i, ja u rikujtojmë në videon e mëposhtme. /Insajderi.com