Ish – sulmuesi i Romës, Chelsea, Fiorentinës dhe Basel, Mohamed Salah, ka rezoltuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.
Njoftimin për infektimin e sulmuesit të Liverpool, e ka bërë publike Federata egjiptiane e Futbollit.
Në njoftimin e Federatës, thuhet: “Testet mjekësore të kryera në ekipin tonë kombëtar të futbollit treguan se lojtari ynë, Mohamed Salah, ylli i Liverpoolit, është infektuar me Koronavirus pasi testi i tij erdhi pozitiv, megjithëse nuk vuan nga asnjë simptomë, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit kanë rezultuar negativë”.
Kështu, Salah do të mungoj në ndeshjen ndaj Togos, për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Afrikës.
Sulmuesi 28 vjeçar, këtë sezon me Liverpool, në 13 takime të luajtura, ka shënuar 10 gola në ët gjitha garat. /Insajderi.com