Prekazi: Lojtarët e rinjë janë pa përvojë, nuk kishin vetbesim

Prekazi: Lojtarët e rinjë janë pa përvojë, nuk kishin vetbesim

Pas ndeshjes së humbur kundër Shqipërisë U-21, selektori i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, është prononcuar për mediat, duke thënë se për këtë takim kishte shumë lojtarë të rinjë dhe pa përvojë, njofton Insajderi.

“Mesfushorët kanë luajtur më shumë me qendërmbrojtësit. Nuk kishte vetëbesim. Taktikisht lojtarët nuk kanë qenë në nivelin e duhur. I futa këta lojtarët më të shpejtë, Selmanin dhe Baftiun, për ta shpejtuar lojën dhe normal që biseduam për dobësitë e pjesës së parë. Kam dashur që me këta djem të rinj ta kenë posedimin e topit”, tha fillimisht Prekazi.

Më tutje, Prekazi flet edhe për atë si rrodhën gjërat në pjesën e dytë. “Ata e shfrytëzuan gjysmërastin dhe shënuan. Na ka kushtuar mospërvoja. U vërejt te rasti i Kryeziut. Ai krijoi disa mundësi, por nuk e pati përvojën e duhur. Kur u fut në lojë, pas 15 minutash pati problem me frymëmarrje, sepse niveli në këto lojë është i lartë dhe nevojitet përvoja”, ishin fjalët e selektorit Prekazi.

Kosova ndeshjen e fundit në grup e zhvillon më 17 nëntor si mysafire e Turqisë. /Insajderi.com