Liverpool në alarm në repartin e mbrojtjes, kërkon dy qendër – mbrojtës

Liverpool në alarm në repartin e mbrojtjes, kërkon dy qendër – mbrojtës

Pas dëmtimit të mbrojtësit holandez, Van Dijk, i cili e përfundoi sezonin, dhe dëmtimit të Joe Gomez, Liverpool mendon për merkaton dimërore për të bërë për vete dy qendër-mbrojtës, njofton Insajderi.

“Të kuqtë” po sfidojnë Milanin në merkato për objektivin e tyre kryesor, Ozan Kabak të Schalkes 04. 20 vjeçari turk po zhvillon një sezon të mirë dhe është vendosur në shënjestër të disa klubeve europiane.

Objektivi tjetër i Liverpool është dhe mbrojtësi tjetër, 26 vjeçari portugez Ruben Semedo i cili aktivizohet në radhët e grekëve të Olympiakos. /Insajderi.com