Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, transmeton Insajderi.
Në një njoftim nga kryeministria e Italisë thuhet se Conte në bisedën telefonike ka përsëritur urimet për Biden-in dhe të zgjedhurën në detyrën e zv/presidentes, Kamala Harris.
Biseda u fokusua mbi lidhjet e aleancës dhe lidhjet e thella miqësore tradicionale mes dy vendeve, thuhet në njoftim, raporton Anadolu Agency (AA).
“U konfirmua një vullnet i fortë bashkëpunimi për të diskutuar vështirësitë kryesore globale, ku Italia dhe SHBA ndajnë të njëjtat përparësi”, tha kryeministria e Italisë. /Insajderi.com