Trump duket sikur më në fund ka pranuar humbjen e tij ndaj Biden në një tweet

Trump duket sikur më në fund ka pranuar humbjen e tij ndaj Biden në një tweet

Donald Trump i cili ka këmbëngulur se ai nuk po pranon zgjedhjet në SHBA, me sa duket ka pranuar për herë të parë që demokrati Joe Biden ka fituar.

“Ai fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan,” shkroi ai në Twitter por disa minuta më vonë tha se nuk po pranonte që ai të humbte zgjedhjet e 3 nëntorit.

Trump përsëriti gjithashtu pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor.

Ai ka filluar një sërë procesesh gjyqësore në shtetet kryesore por nuk ka dhënë ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij për mashtrim.

Të gjitha proceset gjyqësore deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Të premten, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimi ishte “më i sigurti në historinë amerikane” dhe nuk kishte “asnjë provë se ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ndryshoi votat ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar”.

Sidoqoftë, Z. Trump ka refuzuar të pranojë fitoren e Z. Biden deri tani.

Të premten, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha për Fox News: “Presidenti Trump beson  të ketë një mandat të dytë”.

Në një konferencë shtypi në të njëjtën ditë, Z. Trump tha “kush e di” cila administratë do të ishte në pushtet në të ardhmen.

Pavarësisht se pranoi fitoren e Z. Biden në një tweet të dielën, presidenti vazhdoi duke thënë “Unë nuk pranoj ASGJË!”.

Tëitter shtoi një paralajmërim për pretendimet e fundit të z. Trump për keqbërje, duke thënë “Ky pretendim i mashtrimit të zgjedhjeve është i diskutueshëm”./Insajderi.com

BBC News