Në Turqi shënohen 89 persona të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Në Turqi shënohen 89 persona të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 3.223 raste të reja me Covid-19 dhe 2.561 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 414.278, ndërsa numri i të shëruarve në 353.663, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 11.507, me 89 viktima të reja.

Ndërkaq, rreth 142.500 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 16,1 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.439, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca nxiti popullin që të ndjekë masat e sigurisë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit, duke nënvizuar se ekziston një kufi për fuqinë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe kapacitetin e spitaleve. /Insajderi.com