Tifozët nuk e duan treshen e Realit në ndeshjen kundër Napolit

Tifozët nuk e duan treshen e Realit në ndeshjen kundër Napolit

Tifozët e Real Madridit nuk dëshirojnë që treshja sulmuese Bale, Benzema e Crictiano të startojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Si duket tifozët e Real Madridit e kanë humbur besimin në treshen sulmuese Bale, Benzema e Crictiano e njohur si BBC.

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka bërë një sondazh se “A duhet të luajnë nga fillimi BBC kundër Napoli?”.

Dhe, përgjigja e tifozëve ishte e papritur. 77 për qind e tifozëve të Real Madridit nuk dëshirojnë që kjo treshe të startojnë në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Kurse, vetëm 23 për qind mendojnë se ata duhet të luajë nga fillimi./Express/

untitled_1488784897-3270477