COVID-19 rrezikon bizneset e vogla në SHBA

COVID-19 rrezikon bizneset e vogla në SHBA

Pandemia ka goditur ekonominë amerikane. Miliona njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës, raporton Insajderi.

Por, rrezikohet që të falimentojnë edhe shumë ndërmarrje tjera të vogla.

Për këtë zëvendës-presidentja e zgjedhur, Kamala Harris, ka thënë se gjatë fushatës bashkë me Joe Biden kanë vizituar shumë pronarë të bizneseve të vogla.

Ajo tha se këta ndërmarrës po shpenzojnë kursimet për t’i paguar pagat e punëtorëve.

“Dhe Presidenti i zgjedhur dhe unë jemi të përqendruar në ndërtimin e vendit tonë më mirë për ta – dhe të gjithë amerikanët”, ka thëna Harris në Facebook. /Insajderi.com