Kombëtarja e Gjermanisë është poshtëruar nga Spanja me rezultat 6 me 0, njofton Insajderi.
Në kuadër të grupit “A” në Ligën e Kombeve, Spanja arriti ta ketë një paraqitje mbresëlënës, duke ia shkaktuar Gjermanisë humbjen e dytë më të turpshme në histori.
Humbja më shokuese e gjermanëve mbetët ajo e 9 marsit të vitit të largët 1909 ku u mposhtën si vendas nga Anglia me rezultat 0 me 9.
Gjermania është në vendin e dytë të grupit me 9 pike dy më pak se Spanja që është e para me 11. /Insajderi.com