Propozimi i ish-ministrit të Financave, Besnik Beslimi, për kredi pa kamatë për qytetarët nuk është i duhuri për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai kritikoi këtë ide.
Besimi të martën në një paraqitje televizive, tha se duhet t’ju mundësohet qytetarëve kredi deri 900 euro e ngarkesa e kamatave t’i bartet shtetit. 20 milionë euro do të ishte totali i detyrimeve të shtetit ndaj bankave.
Por, ky propozim nuk është i përshtatshëm sipas kryetarit të kryeqytetit, njofton Insajderi.
Ai tha se qytetarët kanë probleme esenciale me humbjen e vendeve të punës e nuk kanë sesi t’i kthejnë kreditë.
“Jena tu fol për njerëz që e kanë humb vendin e punës, apo biznesin apo thjeshtë i kanë humb të hyrat. Ne mundemi me e hjek kamatën, por kredia është aty. Me çka me KTHY atë kredi? Pra na veç po i mundësojmë me hy në borxh por pa kamatë”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com