Salah rezulton përsëri me Covid-19

Salah rezulton përsëri me Covid-19

Futbollisti egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka rezultuar pozitiv për herë të dytë në testin për koronavirus, njofton Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga Federata e Futbollit e Egjiptit, e cila në një deklaratë tha se 28-vjeçari iu nënshtrua një testi të ri, pasi rezultoi pozitiv të premten.

Siç ishte njoftuar, Salah është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendet në izolim.

Salah nuk do të mund të luajë për Liverpool-in në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë kundër Leicester City-t.

Ai po ashtu mund të mungojë edhe në ndeshjen e 25 nëntorit në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta-s. Pozitiv në testin e dytë ka rezultuar edhe futbollisti i Arsenalit, Mohamed Elneny. /Insajderi.com