SH.B.A. ka regjistruar më shumë se 250,000 vdekje nga Covid-19, ndërsa rastet po rriten me shkpejtësi, në të gjithë vendin.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi tani ka raportuar 250,029 vdekje dhe gati 11.5 milion raste.
Ka më shumë infeksione të raportuara dhe një numër më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër në botë.
Rastet kanë janë rritur dukshëm në të gjithë SH.B.A., duke arritur nivele të larta ditore në javën e fundit.
Duke folur për BBC të mërkurën, Dr Anthony Fauci tha se vendi ishte “duke shkuar në drejtimin e gabuar në një kohë shumë të pasigurt”, me njerëzit që si duket mblidhen brenda ndërsa moti bëhet më i ftohtë.
Qyteti i Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA në pranverë, ka urdhëruar mbylljen e shkollave nga e enjtja, në mes të një rritjeje të rasteve.
Vendimi për të mbyllur sistemin më të madh të shkollës publike në SHBA erdhi ndërsa normat pozitive të provave për virusin tejkaluan pragun prej 3%, thonë zyrtarët. Kjo mendohet do të prekë rreth 300,000 fëmijë./Insajderi.com
BBC News