Me paraqitjet dhe golat e tij, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka bërë për vete të gjithë ambientin “bardhezi” dhe tani Juventus është duke menduar seriozisht blerjen përfundimtare të tij verën e ardhshme, njofton Insajderi.
Klubi nga Torino duhet të derdhë në arkat e Atletico Madrid plotë 45 milionë euro duke iu bashkuar atyre 10 milionë eurove të tjera të paguara këtë merkato për huazimin e tij.
Juventus do ta blejë lojtarin përfundimisht vetëm nëse arrin të paguajë 45 milionë euro, ose të paguajnë 10 milionë euro të tjera për një huazim të dytë dhe në fund të sezonit 2021/2022 të paguajnë 35 milionë euro.
Morata po zhvillon një sezon fantastik me “zonjën e vjetër”, ku ka luajtur në tetë ndeshej në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë herë. /Insajderi.com