Fitorja e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden në Gjeorgji është konfirmuar nga një rinumërim, pasi përpjekjet ligjore nga aleatët e Donald Trump për të sfiduar humbjen e tij u hodhën poshtë në tre shtete.
Demokrati mundi rivalin e tij Republikan në Gjeorgji me 12,284 vota, sipas kontrollit të kërkuar nga ligji i shtetit.
Zyrtari më i lartë i zgjedhjeve në Gjeorgji tha të Premten se ishte i zhgënjyer që partia e tij humbi, por që “numri nuk gënjen”.
Biden është vendosur të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA.
Biden kishte thënë se Z. Trump e dinte se ai nuk do të fitonte dhe kishte treguar “papërgjegjësi të jashtëzakonshme” duke mos pranuar.
Margjina e fitores së Z. Biden në votimet e publikut në përgjithësi qëndron në më shumë se 5.9 milion.
Fitorja e tij në sistemin e Kolegjit Zgjedhor të SHBA, i cili përcakton se kush bëhet president, parashikohet të jetë 306 me 232 – shumë më shumë se 270 që i duhen për të fituar./Insajderi.com
BBC News