Portugalia gara e fundit për këtë vit në Moto GP

Portugalia gara e fundit për këtë vit në Moto GP

Gara e 14-të dhe e fundit e sezonit në Kampionatin Botëror Moto GP do të mbahet në Portugali, njofton Insajderi.

Raundet kualifikuese të garës, e cila do të mbahet në Pistën Ndërkombëtare Algarve të gjatë 4,6 kilometra në qytetin Portimao, do të fillojnë nesër në ora 15:10.

Ndërkaq, gara me 25 xhiro do të nisë të dielën, 22 nëntor, në ora 15:00.

Piloti spanjoll i ekipit Suzuki Ecstar, Joan Mir, siguroi titullin javën e kaluar.

Renditja në klasifikimin e pilotëve para garës së fundit është si më poshtë:

  1. Joan Mir (Spanjë): 171 pikë
  2. Franco Morbidelli (Itali): 142
  3. Alex Rins (Spanjë): 138
  4. Maverick Vinales (Spanjë): 127
  5. Fabio Quartararo (Francë): 125

/Insajderi.com