Nga aksidenti rrugor në Indi, humbin jetën 14 persona

Nga aksidenti rrugor në Indi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona, përfshirë 6 fëmijë, kanë humbur jetën në shtetin verior indian Uttar Pradesh pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion, transmeton Insajderi.

Aksidenti në Pratapgarh, rreth 170 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Lucknoë, ndodhi kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas në një kamion në autostradën Prayagrap-Lucknoë të enjten vonë.

Shefi i policisë së qarkut Anurag Arya për AA tha se: “Viktimat po ktheheshin pasi morën pjesë në një martesë në një fshat aty afër”.

“Automjeti u fut nën kamion nga prapa i cili ishte parkuar anash në autostradë”, shtoi ai. Fëmijët që humbën jetën ishin të gjithë nga mosha 7 deri në 15 vjeç.

Kryeministri i Uttar Pradesh-it, Yogi Adityanath, teksa shprehu pikëllimin për incidentin, u kërkoi zyrtarëve të siguronin të gjithë ndihmën e mundshme për viktimat, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompensim prej 200 mijë rupi indian (2.700 dollarë) është njoftuar për familjet e viktimave, thuhet në deklaratën nga zyra e kryeministrit. /Insajderi.com