Skuadra e Piolit, ka filluar Seria A në mënyrën më të mirë të mundshme, ku pas shtatë javësh e gjen veten në krye të klasifikimit, megjithatë për të vazhduar këtë formë, milanezët mendojnë për përforcime që në afatin kalimtar të janarit, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes italiane “Tutto Mercato Web”, Milan ka nisur një ofertë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
Paolo Maldini synon të sigurojë serbin me një ofertë huazimi prej 10 milionë eurosh për një periudhë prej një viti e gjysmë, teksa në përfundim të këtij afati kuqezinjtë duhet të realizojnë me detyrim blerjen e cila është paracaktuar në vlerën e 30 milionë eurove. /Insajderi.com