Shkencëtarët ‘kanë përmbysur me sukses procesin e plakjes tek njerëzit’

Shkencëtarët ‘kanë përmbysur me sukses procesin e plakjes tek njerëzit’

Shkencëtarët pretendojnë se ata kanë përmbysur me sukses procesin e plakjes njerëzore në një grup të rriturish të moshuar në një studim të rëndësishëm, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Trajtimi i oksigjenit ndryshoi trupat e të moshuarve në një nivel qelizor në mënyrën se si ata ishin 25 vjet më parë, pretenduan studiuesit.

Në një studim unik, shkencëtarët përdorën terapinë e oksigjenit për të kthyer dy tregues kryesorë të plakjes biologjike – shkurtimin e telomereve dhe një akumulim të qelizave plakëse që nuk funksionojnë mirë.

Ndërsa njerëzit plaken, trupat e tyre përjetojnë shkurtimin e telomereve – kapakët mbrojtës në kromozome – gjë që çon në sëmundje përfshirë kancerin, Alzheimerin dhe Parkinsonin.

Qelizat plakëse, ose të ashtuquajturat qeliza zombie, parandalojnë rigjenerimin ndërsa ato grumbullohen në trup me kalimin e kohës.

Studimi përdor një metodë të quajtur Hyperbaric Oxygen Therapy në një përpjekje për të parandaluar përkeqësimin e këtyre dy karakteristikave të procesit të plakjes. /Insajderi.com