Lajme të këqija për Barcelonën, për dëmtimet e Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Osman Dembele. Barcelona në një komunikatë zyrtare ka bërë të ditur se Pique rrezikon të mbyllë sezonin pas thyerjes së ligamentin të brendshëm dhe të jashtëm në gjurin e djathtë, njofton Insajderi.
Më tej “blaugranat” bëjnë me dije se Sergi Roberto ka pësuar një këputje në pjesën femor të kofshës së djathtë, i cili mbyll vitin kalendarik 2020.
Dëmtim ka pasur dhe Osman Dembele ku luajti të gjithë sfidën, francezi pas një rënie ka dëmtuar krahun, dhe sipas testeve të kryera i është konfirmuar dëmtimi. /Insajderi.com