Gjatë ditës së diele, Seria A ka vazhduar me javën e tetë kampionale, njofton Insajderi.
Roma në “Olimpico” ka mposhtur me rezultat të pastër 3:0 Parmën. Të tre golat “verdhekuqtë” i shënuan në pjesën e parë, Mayroal (28’) dhe dy golëshi i armenit Mkhitaryan që shënoi në minutat (32’ dhe 41’). Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 17 pikëve ndërsa ndodhet në vendin e tretë në tabelë.
Në ndeshjen tjetër, Inter u deshtë të djersitej shumë, që të siguronte tre pikë kundër Torinos. Dy herë radhazi shënuan miqtë me Zaza (45’) dhe Ansaldi nga pika e bardhë (62’).
Përmbysja e Inter erdhi nga minuta 64’ kur ngushtoi kiliani Sanchez, pastaj Lukaku shënoi dy herë të tjera (67’) dhe nga pika e bardhë (84’), ndërsa golin e katërt për Inter e shënoi argjentinasi Lautaro në minutat e fundit të takimit. Me këtë fitore Inter ka 15 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë.
Ndeshjet tjera të së dielës në Seria A, u arritën këto rezultate:
Fiorentina – Benevento 0:1
Hellas Verona – Sassuolo 0:2
Sampdoria – Bologna 1:2
/Insajderi.com