Milan mposht Napolin në “San Paolo”

Milan mposht Napolin në “San Paolo”

Milan ka arritur fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të “San Paolo-s”, duke mposhtur me rezultat 1:3 Napolin, njofton Insajderi.

Dy gola për milanezët në këtë takim i shënoi suedezi i natyralizuar, Zlatan Ibrahimoviç, në minutat 20’ dhe 54’ të ndeshjes.

Përkohësisht nikoqirët ngushtuan rezultatin me anësorin belg, Dries Mertens, i cili shënoi në të 63’ minutë. Ndërsa, pas vetëm dy minutash, Bakayoko mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë napolitanët me 10 lojtarë në fushë deri në fund të ndeshjes.

Në kohën kur Napoli po dominonte lojën duke kërkuar golin e barazimit, një kundërsulm i shpejt nga Milan, dhe pas një depërtimi të bukur nga Jens Petter Hauge, arrin të shënojë një gol të bukur, për t’i dhënë verdiktin final derbit të javës së tetë në Serie A, Napoli 1:3  Milan.

Pas kësaj fitore, Milan kryeson e vetme kampionatin me 20 pikë, ndërsa Napoli ndodhet në vendin e gjashtë në Serie A, me 14 pikë të tubuara. /Insajderi.com