Aleati i Trump-it i lutet që ta pranojë rezultatin zgjedhor

Tashmë edhe aleatët e afërt të Trump dikur kanë filluar të distancohen nga ai dhe pretendimet për mashtrim me vota në zgjedhjet. I fundit është Chris Christie, i cili ka thënë se “zgjedhjet kanë pasoja” dhe rezultati duhet të pranohet.

Aleati i Trump-it i lutet që ta pranojë rezultatin zgjedhor

Një nga aleatët kryesor të Donald Trump, e ka lutur atë që të ndalojë përpjekjet për ta përmbysur rezultatin e humbjes nga Joe Bide, në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-guvernatori i New Jeresy, Chris Christie, e ka quajtur ekipin e avokatëve të Trump “një turp kombëtar”.

“Kam qenë mbështetës i Trump, kam votuar për të dy herë. Por, zgjedhjet kanë konsekuenca dhe ne nuk mund të vazhdojmë të sillemi sikur ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur”, tha Christie në emisionin “This Week” në televizionin ABC, duke iu referuar pretendimeve për mashtrim,

Trump ka refuzuar ta pranojë rezultatin zgjedhor, duke bërë akuza të pabazuara se ka pasur mashtrim në zgjedhje.

Shumë republikanë e kanë mbështetur përpjekjen e tij ligjore, por një numër tjetër që po rritet në mes të republikanëve kanë kërkuar nga Trump të pranojë zgjedhjet.

Të shtunën e javës së kaluar, Trump përjetoi edhe një humbje në Pennsylvania, kur një gjyqtar refuzoi kërkesën e ekipit të tij për padi lidhur me zgjedhjet dhe pretendimet për hajni.

“Na janë paraqitur argumente të pabazuara dhe kryesisht akuza spekulative”, ka thënë gjyqtari Matthew Brann./Insajderi.com