Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që aktivizohet te Lazio në Itali, për gati më shumë se një muaj po qëndron jashtë fushave shkaku i C ovid-19, gardiani shqiptar ka rezultuar përsëri pozitiv me Covid, njofton Insajderi.
Katër ditë më parë lojtari mori lajmin e mirë se rezultoi negativ ndaj virusit dhe ishte gati të bashkohej me Lazion, por sipas “ANSA” ankthi nuk ka marrë fund për portierin. Thuhet se pas ekspertizave të kryera së fundmi për tamponët e Lazios, Strakosha është ende pozitiv me Koronavirus.
Gjithashtu thuhet se në tamponët e kryer më gjashtë nëntor, lojtari kishte rezultuar negativ. Një lajm i keq ky për futbollistin shqiptar, që vjen pak para ndeshjes së Lazios ndaj Zenit St. Petersburg në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com