Turqia raporton 161 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia raporton 161 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.381 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 460.916 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit 3.678 pacientë të tjerë u shëruan nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 381.569.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Turqi është rritur në 12.672, përfshirë 161 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi në gjendje kritike aktualisht është 4.543, raporton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga publiku të qëndrojnë larg turmave.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia gjatë fundjavës ka imponuar një shtetrrethim nga ora 8 në mbrëmje deri në orën 10 të mëngjesit. /Insajderi.com