City fiton si mysafir i Olympiacos-it, Gladbach deklason Shakhtar-in

City fiton si mysafir i Olympiacos-it, Gladbach deklason Shakhtar-in

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të së mërkurës në Ligën e Kampionëve, ku në njërin takim fituan vendasit, ndërsa në tjetrin fituan mysafirët, njofton Insajderi.

Në grupin B, është zhvilluar ndeshja mes Borussia Moenchengladbach dhe Shakhtar Donetsk, ku kanë fituar bindshëm këtë takim gjermanët me rezultat 4:0. Golat për Gladbach u shënuan nga Stindl (17’) nga penalltia, Elvedi dyfishoi rezultatin në të 34-tën minutë, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë, gjermanët shënuan edhe një herë tjetër, kësaj radhe me zviceranin Embolo.

Në pjesën e dytë, Wendt shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën 77-të. Me këtë fitore, Gladbach ndodhet në vendin e parë në grup me 10 pikë, ndërsa Shakhtar në vendin e tretë me katër pikë.

Në grupin B, Manchester City ka fituar me rezultat minimal 0:1 ndaj grekëve të Olympiacos, me golin e vetëm të shënuar nga Phil Foden (36’). Pas kësaj fitoreje, City ka pikë të plota pas katër ndeshjeve dhe ndodhet në krye të grupit, ndërsa Olympiacos ka mbledhur tre pike dhe ndodhet në vendin e tretë në grup. /Insajderi.com