Qindra-mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, për t’i shprehur falënderimet e tyre për legjendën e futbollit, Diego Maradona, i cili vdiq të mërkurën, me 25 nëntor, nga një sulm në zemër.
Por, përkundër se Maradona fizikisht ka vdekur, argjentinasit thonë se ai do të jetojë gjithmonë, sepse ai është vetë Argjentina.
“Diego nuk ka vdekur, ai jeton me kujtimet e njerëzve dhe kjo s’ka se si dreqin ndryshon”, tha një qytetar, shkruan Goal.
“Diego është vetë Argjentina. Shko kudo në botë, ti thua Maradona, ke thënë Argjentina”, ka deklaruar një qytetar tjetër.
Gjatë këtyre ditëve, në respekt për Maradonën pritet që të mblidhen mbi një milionë veta tek “Obelisco”, monumenti që u ndërtua në vitin 1936 për të shënuar 400 vjetorin e qytetit./Insajderi.com