Sonte me fillim nga ora 19:00, Kosova luan në Bratisllavë ndeshjen e tretë për para kualifikimet e Botërorit 2023, ku e pret nikoqiri Sllovakia, njofton Insajderi.
Dy ndeshje deri më tani i ka zhvilluar përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ku në të dy ndeshjet ka arritur fitore, duke mposhtur Islandën dhe Luksemburgun, ndeshje që u zhvilluan në muajin shkurt.
Për këtë takim, Kosova që drejtohet nga Christos Marmarinos, nuk mund të llogarisë në shërbimet e Dardan Berishës, Gëzim Morinës, Samir Zekiqit si dhe të amerikanëve të natyralizuar.
Erjon Kastrati para dy ditësh është bashkuar me përfaqësuesen , ndërsa shiriti i kapitenit në këtë takim, i është besuar Drilon Hajrizit.
Tabela momentale në grupin B, ku bënë pjesë Kosova, është kjo: Kosova e para me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tre pikë, ndërsa Luksemuburgu ndodhet në fund pa pikë, me dy humbje.
Pas ndeshjes së sotme (e enjte), Kosova e luanë ndeshjen e katërt në grup, të shtunën me Islandën. /Insajderi.com