Cluj vs Roma, formacionet e ndeshjes

Cluj vs Roma, formacionet e ndeshjes

Me fillim nga ora 21:00, skuadra rumune Cluj pret në shtëpi mysafirët nga Italia, ekipin e Romës, në kuadër të ndeshjes së katërt në grupin A të Ligës së Evropës, njofton Insajderi.

Roma në këtë takim vjen pas dy fitoreve dhe një barazimi, ndërsa Cluj deri më tani në grup ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje.

Para ndeshjes, trajnerët respektivë kanë bërë publike formacionet zyrtare të takimit.

Dan Petrescu në këtë përballje do të luajë me 4-2-3-1,  Balgradean, Susic, Manea, Burca, Camora, Djokovic, Itu, Rondon, Paun-Alexandru, Pereira, Debeljuh.

Në anën tjetër, tekniku portugez i “verdhekuqve”, Paulo Fonseca do të luajë me 3-4-2-1, Lopez, Spinazzola, Cristante, Jesus, Peres, Calafiori, Villar, Diaëara, Perez, Pellegrini, Mayoral.

Pas tre ndeshjeve në grup, prin Roma me shtatë pikë, ndërsa Cluj ndodhet në vendin e tretë me katër pikë. /Insajderi.com