Kosova të enjten mbrëma, është ndeshur me Sllovakinë në kuadër të ndeshjes së tretë për para kualifikimet e Kupës së Botës 2023, ku ka pësuar disfatë, njofton Insajderi.
Sllovakia që në fillim të çerekut të parë, ka arritur të ketë një epërsi të lartë, ku pas një çereku lojë, Kosova shënoi vetëm nëntë pikë.
Sllovakia nga fillimi i takimit kishte epërsi, që shkonte deri 25 pikë epërsi. Pas 40’ minutave lojë, rezultati në tabelë tregonte, Sllovakia 91:67 Kosova.
Në këtë përballje, Kosova kishte mungesa të konsiderueshme, ku vlen të përmendet ajo e Dardan Berishës.
Te Kosova, koshashënuesi më i mirë i takimit ishte Drilon Hajrizi me 17 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Erjon Kastrati shënoi 14 pikë dhe Fisnik Rugova me 11 sosh. Në anën tjetër, te sllovakët, Brodziansky shënoi 26 pikë dhe arriti 12 kërcime.
Të shtunën, Kosova zhvillon ndeshjen e katërt në grupin B, ku do të takohet me Islandën po ashtu në Sllovaki, të cilën e ka mposhtur në lojën e parë. /Insajderi.com