Shkëmbimi i huazimit dy vjeçar midis Frankfurtit dhe Milanit, në verën e vitit 2019, u krye si shkëmbim me blerje përfundimtare në merkaton e shtatorit, teksa tani bëhet e ditur formula e shkëmbimit si dhe shifrat që fitojnë Milan, Frankfurt si dhe Fiorentina, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes prestigjoze gjermane “BILD”, shifrat e këtij operacioni merkatoje janë këto: Frankfurt ka paguar tre milionë euro për Andre Silvën dhe Milani ka dhënë pesë milionë euro për Ante Rebiç, nga këto pesë milionë, gjysma e tyre i ka shkuar Fiorentinës.
Një operacion që kanë dalë të gjithë të kënaqur, edhe Fiorentina gjithashtu pasi klubi “vjollcë” e ka pasur në klauzolë në kontratë në rast shitjeje të lojtarit kroat. /Insajderi.com