Kroacia: Shënohet rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 10 përqind

 Kroacia: Shënohet rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 10 përqind

Enti shtetëror për statistika (ESHS) i Kroacisë raportoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në vend në tremujorin e tretë të vitit 2020 është 10 për qind më i ulët krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019, transmeton Insajderi.

PBB-ja tremujore e rregulluar sezonalisht në krahasim me periudhën e mëparshme tregon shkallë pozitive të ndryshimit prej 6,9 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019 është 10 për qind më e ulët në terma realë.

Rënia reale e PBB-së prej 10 për qind është rënia e dytë më e madhe reale që nga viti 1995, kur filloi të kryhej vlerësimi tremujor i PBB-së.

Në të gjitha kategoritë e PBB-së në anën e shpenzimeve, një rënie e konsiderueshme reale është e dukshme, përveç në shpenzimet qeveritare dhe në institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Vlerësimi i parë, sipas të dhënave, tregon se vlera e shtuar tremujore bruto në tremujorin e tretë të vitit 2020 ishte 7,6 për qind më e ulët krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019. /Insajderi.com