U burgos për 804 ditë sepse ishte në lidhje romantike me një izraelit

U burgos për 804 ditë sepse ishte në lidhje romantike me një izraelit

Një profesoreshë britaniko-australian e cila kaloi 804 ditë në disa nga burgjet më famëkeqe të Iranit u arrestua fillimisht se dilte me një izraelit, sipas një raporti, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Dr. Kylie Moore-Gilbert u lirua nga paraburgimi të enjten pasi qeveria australiane organizoi fshehurazi një shkëmbim të komplikuar të të burgosurve që përfshinte edhe Tajlandën, raporton gazeta australiane “The Age”.

Pedagogia e universitetit u ndalua në aeroportin e Teheranit në vitin 2018, gjoja për akuza të rreme se ajo ishte një spiune.

Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe diplomacisë tani thonë se arsyeja e vërtetë pas ndalimit të Moore-Gilbert ishte që zyrtarët iranianë zbuluan se ajo kishte lidhje romantike me një shtetas izraelit.

Dr. Moore-Gilbert u dënua fillimisht me 10 vjet burg për akuza spiunazhi, të cilat ajo dhe qeveria australiane i refuzuan.

Autoritetet australiane duke përfshirë Ministrin e Jashtëm, Maris Payne ndoqën një strategji të ‘diplomacisë së qetë’ për një periudhë 12 mujore dhe nuk kanë komentuar publikisht për rastin për shkak të natyrës së saj të ndjeshme.

Kryeministri Australian Scott Morrison nuk pranoi të diskutojë ndonjë detaj të lirimit të saj, duke thënë se vetëm ai ishte liruar, është e sigurt dhe po kthehet në Australi. /Insajderi.com