Feronikeli merr tre pikë ndaj Trepçës ‘89

Feronikeli merr tre pikë ndaj Trepçës ‘89

Në javën e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, Feronikeli ka fituar tre pikë në përballje me mysafirët e Trepçës ’89, duke e mposhtur me rezultat 2:0, njofton Insajderi.

Pas 28-të minutash lojë, nikoqirët zhbllokuan rezultatin me anë të Simonovskit, i cili realizoi nga pika e bardhë. Kështu, me rezultat minimal 1:0 për vendasit u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë, skuadra nga Drenasi shënoi golin e dytë, golin e sigurisë. Autori i golit të dytë, ishte Ardian Muja. Deri në fund të takimit, ekipet kishin raste shënimi, por pa arritur një gjë të tillë, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 2:0 për nikoqirët.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë, ndërsa ekipi nga Mitrovica mbetet në kuotën e 17 pikëve dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelë. /Insajderi.com