Shtatë civilë humbin jetën në Jemen nga granatimet e një grupi rebel

Shtatë civilë humbin jetën në Jemen nga granatimet e një grupi rebel

Të paktën 7 civilë u humbën jetën nga granatimet e grupi rebel huthi në një fshat në pjesën perëndimore të Jemenit, transmeton Insajderi.

Ushtria jemenase bëri të ditur se 10 të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin ndaj një fshati në qytetin bregdetar Al Hudaydah, duke shtuar se disa nga të plagosurit janë në një gjendje kritike.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga huthit.

Sipas UNICEF-it, miliona fëmijë janë në “rrezik të lartë” përderisa vendi i afrohet krizës së urisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar OKB bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë përplasjeve në provincën Al Hudaydah, ku palët u pajtuan për një armëpushim në fund të vitit 2018. Marrëveshja e arritur gjatë bisedimeve të paqes të sponsorizuara nga OKB në Suedi nuk u zbatua kurrë plotësisht.

Në qytetin Al-Hudaydah ndodhet porti kryesor prej nga hynë importet dhe ndihmat tregtare në Jemenit. /Insajderi.com