Moderna aplikon për pranim të vaksinës së tyre në SHBA dhe Evropë

Moderna aplikon për pranim të vaksinës së tyre në SHBA dhe Evropë

Moderna ka filluar procedurat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për aprovimin e vaksinës së saj kundër Coronavirusit, në mënyrë që të mund të shpërndahet pastaj në masë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Komisionet rregulluese do të shikojnë të dhënat dhe më pas do të vendosin nëse është e sigurt dhe efektive mjaftueshëm që të përdoret te njerëzit.

Studimet deri tani kanë treguar se ajo është efektive deri në 94 për qind në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19.

Kompania tjetër Pfizer, që ka zhvilluar një vaksinë me përformancë pak a shumë të njëjtë, tashmë veç ka aplikuar për aprovim në SHBA.

Edhe komisionet në Britani të Madhe janë duke e testuar vaksinën e Pfizer, derisa po e testojnë edhe një tjetër lloj vaksine të prodhuar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me AstraZenca.

Nga Moderna thonë se shpresojnë shpejt në aprovimin e vaksinës së tyre, sidomos tani që kanë të dhëna nga 30 mijë vullnetarë të testuar – përfshirë edhe grup mosha që afektohen më shumë nga virusi – moshat e vjetra./Insajderi.com