Media spanjolle: Bayern mendon shkëmbimin me Juventus për Javi Martinez – Ronaldo

Media spanjolle: Bayern mendon shkëmbimin me Juventus për Javi Martinez – Ronaldo

Bayern Munchen kërkon yllin portugez të Juventus, Cristiano Ronaldo-n, ndërsa në këmbim, pritet që “zonjës së vjetër” ti ofrojnë kartonin e mbrojtës-mesfushorit 32 vjeçar spanjoll, Javi Martinez, si dhe plus pak miliona euro, për të arritur te shërbimet e ish-anëtarit të Real Madrid dhe Manchester United, njofton Insajderi.

Por, këtë ide ka e përditshmja spanjolle, “Don Balon”, e cila flet për një skenar që ka nisur të përflitet në orët e fundit, sipas të cilit CR7 është gati që t’u thotë “po” bavarezëve, ndërsa kampionët e Bundesligës do të dërgojnë në Torino, Javi Martinez.

Kjo, në realitet duket vështirë e arritshme, pasi paga e lartë që arkëton portugezi te Juve, 31 milionë euro neto në sezon, është diçka e pa arritshme për arkat e klubit bavarez, pasi gjermanët nuk shpenzojnë aq shumë para për një lojtar, sidomos nëse ai është mbi 35 vjeç. /Insajderi.com