Dëmtohet përsëri Chiellini te Juventus

Dëmtohet përsëri Chiellini te Juventus

Përsëri një problem muskulor në kofshën e tij të djathtë për mbrojtësin e Juventusit, Giorgo Chiellini, i cili u ndal në fundin e stërvitjes përpara sfidës së Ligës së Kampionëve kundër ukrainaseve të Dynamo Kiyv, njofton Insajderi.

Mbrojtësi 36 vjeçar humb ndeshjen e nesërme (të mërkurën) në Ligën e Kampionëve, po ashtu edhe derbin e së shtunës në Serie A ndaj Torinos. Për mbrojtësin veteran është dëmtimi i dytë për një hark kohor për më pak se një muaj, gjithashtu dhe kapitenin e Juventusit, i cili ndjeu sërish një problem të ri muskulor.

Këtë herë Chiellini u ndal për shkak të një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë. Mbrojtësi “bardhezi” sapo ishte kthyer të stërvitej me grupin e skuadrës dhe për këtë arsye ishte gati të kthehej në fushë, por ai pësoi një tjetër dëmtim në përfundimin e stërvitjes që i paraprinë ndeshjes kundër ekipit ukrainas. /Insajderi.com