Vashat e Kosovës, kanë pësuar humbje të pritur në duelin e zhvilluar në Holandë ndaj super fuqisë së futbollit në konkurrencën e femrave, Holandës me rezultat 6:0 për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, njofton Insajderi.
Edhe në ndeshjen e parë mes dyja ekipeve, holandezet kishin shënuar fitore me rezultat të njëjtë 6:0 në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, pasi vashat kosovare mirë i’a kishin dalur të zmbrapsin sulmet e fuqishme holandeze.
Nga minuta e 50-të deri në të 58-tën minutë, holandezet realizuan plot tre herë në portën e Kosovës, Snoijs, Roord dhe Martnes ishin autoret e golave.
Snoijs shënoi edhe dy herë të tjera deri në fund të takimit, kështu duke realizuar hatt-trick, ndërsa golin e dytë personal në këtë takim e shënoi Roord.
Pas 10 ndeshjeve, në grupin A prin Holanda me pikë të plota, 30 pikë në total, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e katërt në grup me 10 pikë. /Insajderi.com