Mërgim Berisha realizon dy gola për Salzburgun në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha realizon dy gola për Salzburgun në Ligën e Kampionëve

Në ndeshjen e pestë në grupin A të Ligës së Kampionëve, Salzburg ka fituar si mysafir i Lokomotivës së Moskës me rezultat 3:1, teksa dy gola për austriakët në këtë takim i shënoi sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, njofton Insajderi.

Sulmuesi shqiptar në këtë takim shënoi në minutat 28-të dhe 41-të, ndërsa ngushtuan përkohësisht rezultatin nikoqirët me Miranchuk (79’) nga pika e bardhë, ndërsa fitoren për miqtë vulosi Adeyemi (81’).

Me këtë fitore, Salzburg mban gjallë shpresat për vendin e tretë, pozitë që dërgon në fazën e eliminimit direkt në Europa Ligë, pasi ndodhet në pozitën e tretë me katër pikë. Lokomotiva e Moskës ndodhet në vendin e katërt me tre pikë.

Në ndeshjen e fundit në grup, Salzburg pret në shtëpi spanjollët e Atletico Madrid. /Insajderi.com