Italia shënoi 684 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Italia shënoi 684 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 57.045, me 684 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 20.709 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.641.610.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 761.230, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.616, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 823.335 persona, përfshirë 38.740 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com