Stefano Pioli pasi kaloi COVID-19: Më ka marrë malli për ekipin

Stefano Pioli pasi kaloi COVID-19: Më ka marrë malli për ekipin

Stefano Pioli ka fituar betejën e tij me Covid-19. Trajneri i Milanit do të rikthehet sërish në stolin “kuqezi” pas afërsisht dy javësh mungesë. Për mediat italiane Pioli është shprehur se kur ka mësuar për faktin se ka rezultuar negativ nuk mund ta zinte gjumi, njofton Insajderi.

“Më ka marrë malli aq shumë për ekipin, stafin. Kur ata më komunikuan negativitetin e kisha të vështirë të bëja gjumë, mezi prisja të kthehesha, edhe pse ishin vetëm 18 ditë. Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh fillimisht Pioli.

“Falënderoj tifozët që më mbështetën në këtë moment të veçantë. Unë them faleminderit ekipit për atë që kanë bërë në këtë periudhë. Dhe falë Daniele Bonera që më zëvendësoi, ai do ta vlerësojë këtë përvojë. Unë kisha disa simptoma, e mora Covid-19 lehtë, ne duhet të respektojmë rregullat ndërsa presim trajtimin që mund të çrrënjos këtë virus”, ka mbyllur prononcimin e tij për mediat italiane shefi I pankinës “kuqezi”. /Insajderi.com