Vazhdojnë arrestimet e aktivistëve pro-demokraci në Hong Kong

Vazhdojnë arrestimet e aktivistëve pro-demokraci në Hong Kong

Sipërmarrësi si dhe një nga mbështetësit e pro-demokracisë, Jimmy Lai, është akuzuar në Hong Kong për mashtrim dhe është arrestuar deri në një seancë gjyqësore në prill të vitit të ardhshëm.

Të enjten një gjykatë i mohoi atij dorëzaninë për një akuzë në lidhje me përdorimin e paligjshëm të lokaleve të ndërmarrjes së tij.

Kjo vjen një ditë pasi tre aktivistë të shquar pro-demokracisë u burgosën, raporton BBC.

Arrestimet kanë ngritur frikën e një goditje të re ndaj aktivistëve të qytetit dhe figurave të medias, nxitur nga një ligj i ri i diskutueshëm i sigurisë.

Kina ka thënë se ligji i ri do të kthejë stabilitetin në territor pas një viti trazirash, por kritikët thonë se ai ka heshtur mospajtimin. /Insajderi.com